PROES
Është një kompani lider në ofrimin e shërbimeve inxhinierike, e specializuar në një gamë të gjerë fushash, duke përfshirë sigurinë dhe shëndetin në punë, mbrojtjen nga zjarri, shërbimet e automjeteve dhe transportin, pajisjet nën presion. Me një ekip profesionistësh me përvojë, të licencuar dhe të rregjistruar në qëndrën kombëtare të biznesit. PROES synon të ofrojë zgjidhje të besueshme dhe të përshtatura për nevojat e klientëve të saj. Përmes teknologjive më të fundit dhe standardeve më të larta të industrisë, kompania garanton një mjedis pune të sigurt, shërbime të certifikuara dhe një menaxhim efikas të proceseve teknike dhe logjistike.


Ekipi PROES
Ekipi i PROES përbëhet nga profesionistë të kualifikuar dhe me përvojë të gjerë në fushat e sigurisë dhe shëndetit në punë, mbrojtjes nga zjarri, shërbimeve të automjeteve, pajisjeve nën presion dhe menaxhimit të transportit. Çdo anëtar i ekipit është i licencuar, duke siguruar përputhjen me standardet më të larta të industrisë.
Ne PROES, besojmë se suksesi i kompanisë varet nga ekspertiza dhe përkushtimi i ekipit tonë. Për këtë arsye, investojmë vazhdimisht në trajnime dhe përmirësimin e aftësive profesionale për të sjellë zgjidhje inovative dhe të personalizuara për çdo klient.
Disa nga klientet tonë
Kemi realizuar bashkëpunime të suksesshme me disa nga kompanitë më prestigjioze në Shqipëri dhe jashtë saj, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata dhe të qëndrueshme. Falë profesionalizmit dhe përkushtimit tonë, kemi krijuar partneritete të besueshme me liderë të industrive të ndryshme, duke kontribuar në arritjen e objektivave të përbashkëta dhe në zhvillimin e projekteve me standarde të larta.

Nuvola Lavazza, Torino, Itali

Paradiso37, Florida, Amerikë

Victor Community Support Services, Kaliforni, Amerikë

Bellshill Shopping Centre, Angli

SPV BLUE 1 , Fier

Central Inn Hotel, Rruga e Barrikadave, Tiranë

AON Sh.p.k, Mbikalimi i Rinasit, Kashar, Tiranë

Bounty Market, Rruga Rrapo Hekali, Tiranë

Clinica DaVINCI, Rruga e Kavajës, Tiranë

Destiny Hotel & Spa, Rruga Teodor Keko, Tiranë

Este Medical Group, Rruga e Kavajës, Tiranë

French Tacos, Rruga Hoxha Tahsin, Tiranë

Amitie Le Studio, Durrës

Restorant Nur, Pazari i Ri, Tiranë

Pasticeri Zaimi, Tiranë