Projekt teknologjik i pajisjeve nën presion

Projekti teknologjik i pajisjeve nën presion është një dokument teknik dhe inxhinierik që përfshin projektimin, llogaritjet, materialet, prodhimin, testimin dhe sigurinë e pajisjeve që punojnë me presion të lartë. Ky projekt siguron që pajisja të jetë e sigurt, e qëndrueshme dhe në përputhje me standardet dhe rregulloret e sigurisë.

Llojet e projekteve teknologjike që ofrojmë:

  • Impianti i furnizimit me gaz i subjektit  - Është një sistem i projektuar për të siguruar furnizimin e sigurt dhe efikas të gazit të lëngshëm nga rezervuari i gazit deri në pajisjet/instalimet që përdoret ky gaz në subjekt.
  • Impianti i furnizimit me ajër të ngjeshur i subjektit  - Është një sistem i projektuar për të prodhuar, depozituar dhe shpërndarë ajër të kompresuar për përdorime të ndryshme industriale.
  • Impianti i furnizimit me ujë të ngrohtë apo avull nëpermjet kaldajës i subjektit  - Është një sistem i projektuar për të siguruar ngrohjen e ujit ose prodhimin e avullit për nevoja industriale apo ngrohje.
  • Impianti i furnizimit me naftë, benzinë, gazin e lëngëzuar të naftës i karburantit – Është një sistem i projektuar për ruajtjen, transportimin dhe shpërndarjen e karburanteve në subjekt.

home_interactive_offer_list_2

Baza ligjore e hartimit të projektit

• Ligji nr 32/2016 dt 24.03.2016, Ligj nr. 152/2015, Urdhër Nr. 128, datë 08.04.2016, Urdhër Nr. 184, datë 05.07.2005, Ligj Nr.8450, datë 24.2.1999

Projektet realizohen nga inxhinierë të licencuar dhe me eksperiencë disa vjeçare.

Për çdo pyetje apo preventiv:
Email: proesalbania@gmail.com
Tel/Whatsapp: 069 26 40 594