Hartimi i planit të evakuimit në rast zjarri apo emergjence

Hartimi i një plani të evakuimit është një proces thelbësor për të siguruar sigurinë e njerëzve në rast zjarri apo emergjence. Ky plan përfshin udhëzime të qarta mbi mënyrën e daljes së sigurt nga një ndërtesë ose zonë e caktuar dhe minimizimin e rrezikut për jetën dhe shëndetin e personave të pranishëm.
Elementët kryesorë të planit të evakuimit:
- Identifikimi i rrugëve të daljes - Përcaktimi dhe shënjimi i qartë i të gjitha rrugëve/daljeve të emergjencës.
- Vendosja e sinjalistikës - Shenjat e ndriçuara të drejtimit të evakuimit për daljet e emergjencës duhet të jenë të dukshme për daljet e dhe të vendosura në mënyrë strategjike.
- Vendosja në subjekt e planit të evakuimit - Nëpërmjet një harte të qartë, e vendosur në një apo më shum vende të subjektit tregohet rruga më e shpejtë dhe më e sigurt për evakuim.
- Pajisjet e emergjencës – Në planin e evakuimit sigurohet që të tregohet saktë vendodhja e alarmit, fikseve të zjarrit/hidranteve në subjekt.
- Përcaktimi i pikës/pikave të grumbullimit – Pas daljes nga ndërtesa, njerëzit duhet të drejtohen në një zonë të sigurt të caktuar paraprakisht që quhet pika e takimit të sigurt apo pika e grumbullimit.