Hartim i projektit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit

Projekti i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit është një dokumentacion teknik që përfshin masat dhe strategjitë e parashikuara për të parandaluar rënien e zjarrit dhe për të siguruar shpëtimin në raste emergjente.
Projekti i mbrojtjes nga zjarri përbehet:
- Relacioni teknik i detajuar i mbrojtjes nga zjarri dhe për shpëtimin për subjektin që i hartohet.
- Pjesën e projektit arkitekturor, arkitektonik të mbrojtjes nga zjarri dhe për shpëtimin.
- Pjesën e projektit mekanik (Përcaktimi i fikseve/hidranteve/sprinklera që nevojiten në subjekt.)
- Pjesën e projektit elektrik (Përcaktimi i detektorëve të tymit apo nxehtësisë/butonave të alarmit/sirenave të alarmit/ndricuesve automatikë me bateri që nevojiten në subjekt.)
- Pjesën e projektit hidrik (Rrjeti hidrik për shuarjen e zjarreve paraqet instalim të tubave dhe pajisjeve shtesë përmes së cilës përçohet ujë nga një burim i besueshëm deri tek hapësira apo objekti që mbrohet.)
- Plani i evakuimit (Ky plan përfshin udhëzime të qarta mbi mënyrën e daljes së sigurt nga një ndërtesë ose zonë e caktuar dhe minimizimin e rrezikut për jetën dhe shëndetin e personave të pranishëm.)